Ballina Flash

MEPJ: Lehtësohen masat e udhëtimeve jothelbësore drejt Letonisë

TIRANË, 21 shkurt /ATSH/ Letonia do të kërkojë prej datës 1 mars 2022 vetëm një certifikatë digjitale të BE-së për COVID-19, ose një rezultat negativ të testit, për udhëtimet jothelbësore.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi sot se duke filluar nga data 1 mars 2022, për udhëtimet jothelbësore drejt Letonisë do të kërkohet vetëm një certifikatë digjitale e BE-së për COVID-19 ose një rezultat negativ i testit.

Sipas MEPJ, nuk aplikohet karantinë dhe nuk kërkohet sistemi i regjistrimit të covidpass.lv

MEPJ fton qytetarët që për më shumë informacion për udhëtimet drejt Letonisë të klikojnë në linkun e mëposhtëm.

https://bit.ly/3h0Wcwv

Ndërsa, për informacion më të detajuar për të gjitha udhëtimet jashtë vendit, MEPJ fton qytetarët të vizitojnë linkun e MEPJ:

https://punetejashtme.gov.al/harta/

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19, MSHMS: 85 të infektuar dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit
Artikulli tjetërRUSI – Putin: Moratoriumi për anëtarësimin e Ukrainës në NATO nuk do ta zgjidhë krizën