Ballina Bota

FOKUS – Çështja ukrainase mbledh ministrat e Jashtëm të BE-së

BRUKSEL, 21 shkurt /ATSH-DPA/ – Ministrat e jashtëm të BE-së do të diskutojnë në Bruksel zhvillimet e fundit në konfliktin në Ukrainë, pas një fundjave me tensione të rritura në Donbas, me viktima të raportuara nga të dyja palët.

Numri në rritje i shkeljeve të supozuara të armëpushimit në Ukrainën Lindore është një shqetësim i veçantë, mes frikës se presidenti rus Vladimir Putin mund të përdorë luftimet midis separatistëve prorusë dhe trupave të qeverisë ukrainase si një pretekst për të pushtuar Ukrainën.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba do të marrë pjesë në një mëngjes të përbashkët pune me homologët e tij të BE-së.

Pikat e tjera në axhendën e sotme përfshijnë situatën e përkeqësuar me shpejtësi të sigurisë në Bosnje, e cila po përjeton krizën e saj më të keqe politike që nga përfundimi i luftës në Bosnje në 1995.

Ministrat do të diskutojnë gjithashtu situatën e sigurisë në Mali, ku Bashkimi Evropian duhet të vendosë nëse do të përfundojë misionin e tij të trajnimit për forcat e armatosura të Malit pas një grushti të shtetit të fundit ushtarak./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTabaku takim me Krajën: Dokumentet e komisionit për inceneratorët në dispozicion të SPAK
Artikulli tjetërAktivitet i paligjshëm i lojërave të fatit, arrestohen 2 shtetas