LONDËR, 21 shkurt /ATSH-DPA/- Qytetarët në Britaninë e Madhe që rezultojnë pozitivë për koronavirusin nuk do t’u kërkohet më ligjërisht të izolohen nga e enjtja dhe testimi universal falas do të përfundojë në prill sipas planit të kryeministrit Boris Johnson ” Të bashkëjetosh me Covid-19 “.
Kryeministri Johnson detajoi të hënën pasdite strategjinë për Britaninë e Madhe në Dhomën e Përfaqësuesve pas një mosmarrëveshjeje të kabinetit që mendohej të fokusohej në financimin për mbikëqyrjen e ardhshme të virusit.
“Ata që rezultojnë pozitiv për Covid-19 do të këshillohen të qëndrojnë në shtëpi për të paktën pesë ditë, por nuk do të jenë të detyruar ligjërisht”, sipas planeve që po i nënshtrohen miratimit parlamentar.
Gjurmimi rutinë i kontakteve do të përfundojë gjithashtu të enjten, si dhe pagesat e izolimit dhe detyrimi ligjor për t’u treguar punëdhënësve kërkesën për t’u izoluar.
Johnson u tha gjithashtu deputetëve se ndryshimet në pagën ligjore për sëmundjet dhe kompensimi i punonjësve duke garantuar mbështetje gjatë pandemisë do të përfundojnë më 24 mars.
“Personave të moshës 75 vjeç e lart, dhe atyre që jetojnë në shtëpitë e kujdesit do t’u ofrohet një tjetër vaksinë përforcuese”, sipas planeve.
Por testimi universal falas do të zvogëlohet masivisht nga 1 Prilli dhe në vend të kësaj do të përqendrohet te më të cenuarit, ndërsa Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Britaninë e Madhe të të përcaktojë detajet, ndërsa një shkallë e testimit asimptomatik do të vazhdojë në mjediset më të rrezikshme si p.sh. kujdesi social.
Johnson paralajmëroi se pandemia nuk ka mbaruar ende, ndërsa u tha deputetëve se ishte koha për të kaluar nga kufizimet e qeverisë në përgjegjësinë personale, me nivele të mjaftueshme imuniteti për të përfunduar tranzicionin nga ligjet tek mbështetja e vaksinave dhe trajtimeve. //a.i/












