Ballina Aktualitet

Hetimi për inceneratorët, Subashi dëshmon në SPAK

TIRANË, 18 shkurt/ATSH – I. Vata/ Kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi është thirrur sot nga SPAK për të dëshmuar në lidhje me inceneratorin e Fierit.

Për afro 5 orë në SPAK, Subashi tha se dëshmoi për inceneratorin dhe se nuk mund të zbulonte më shumë për shkak të sekretit hetimor.

“U thirra në cilësinë e deklaruesit dhe dhashë shpjegime për inceneratorin e Fierit. Do vij sa herë të më thërrasë Prokuroria. Nuk mund të flas më shumë se është çështje në hetim. Kam 2 ose 3 orë që jam dëshminë time, jo më shumë”, tha Subashi.

Po ashtu, Subashi u shpreh i gatshëm që të dëshmojë sa herë të thirret nga Prokuroria, ndërsa sot ishte në SPAK pa praninë e avokatit.

Më herët  është paraqitur në SPAK edhe deputeti socialist, Alqi Bllako.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMOSKË-Rusia njofton testimin e raketave me rreze të gjatë
Artikulli tjetërSHBA: Rusia ka rreth 190 000 ushtarë rreth Ukrainës