Ballina Bota

COVID-19 -Presidenti zviceran Cassis rezulton pozitiv

ZYRIH, 18 shkurt /ATSH-AA/ – Presidenti i Zvicrës, Ignazio Cassis rezultoi pozitiv me COVID-19 në ditën kur u hoqën kufizimet për shkak të koronavirusit në këtë vend, konfirmoi qeveria.
Cassis, gjithashtu ministër i Jashtëm, rezultoi pozitiv pas një testi PCR të mërkurën pasdite, njoftoi qeveria në një deklaratë të enjten.

Në ditën kur qeveria bëri njoftimin e saj në kryeqytetin Bern, përdoruesja e Twitterit @Ann_Waeltin dërgoi një Twitt që u bë virale duke treguar Cassis duke kollitur shkurtimisht dhe më pas duke folur.

Ajo shkroi në Twitter në gjermanisht: “Këshilltari Federal i Zvicrës Ignazio Cassis hoqi maskën në konferencën e djeshme për media, qeshi, u kollit dhe njoftoi heqjen e masave.

“Sot u njoftua se ai është pozitiv ndaj COVID-19″.

Të mërkurën, qeveria zvicerane tha se do të hiqte shumicën e kufizimeve të saj për COVID-19 pavarësisht se varianti Omicron shkakton nivele rekord të infeksioneve.

Njoftimi i qeverisë për Cassis tha se ai iu nënshtrua një testi të PCR-së për shkak të pjesëmarrjes së tij në Konferencën e Sigurisë së Mynihut të premten dhe të shtunën

Qeveria zvicerane tha se Cassis do të punojë nga shtëpia e tij deri të dielën.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZvicra, partner i rëndësishëm në fushën e mbrojtjes shoqërore
Artikulli tjetërMeta: Jemi në përkrahje të Ukrainës, zgjidhje përmes diplomacisë