Ballina Flash

Kriptomonedhat mësyjnë edhe F1

LONDËR, 17 shkurt /ATSH-AA/ – Skuadra Red Bull e Formula 1 ka nënshkruar një kontratë, të cilën e përshkroi si sponsorizimin vjetor më fitimprurës të kriptomonedhës në sport.

Marrëveshja me Bybit vlen mbi 100 milionë dollarë gjatë tre viteve me ekipin e kampionit në fuqi të botës, Max Verstappen, shkruan ATSH.

Red Bull tha se Bybit do të punojë me ekipin për kriptomësimin, që ka të bëjë me edukimin mbi ekonominë digjitale.

Shkëmbimi i parregulluar i kriptomonedhave funksionon prej gati katër vitesh.

Çmimi i kriptos është i prirur për një paqëndrueshmëri të lartë duke shkaktuar shqetësime për rreziqet e investimit./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAKU redukton kohën e kontrolleve për procedurat doganore
Artikulli tjetërSTRASBURG – Parlamenti Evropian miraton paketën financiare prej 1.2 miliardë euro për Ukrainën