Ballina Ekonomi

Përfundon ura e re e Tapizës

TIRANË, 16 shkurt/ATSH/ Punimet për ndërtimin e urës së re të Tapizës kanë përfunduar tashmë me standardet më të mira dhe ura është e hapur për qarkullimin e mjeteve.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ura tashmë e përfunduar, pjesë e aksit Tiranë-Fushë-Krujë.

“Mirëmëngjes dhe me urën e re të Tapizës tanimë e përfunduar si pjesë e aksit Tiranë-Fushë-Krujë, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Ura e re është ndërtuar mbi gjurmët e urës së vjetër rreth 50-vjeçare, e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit dhe përmbush të gjitha kushtet e sigurisë rrugore.

Ura e re ka 3 korsi 40 metra, 13.2 gjerësi, 7.5 karrexhatë dhe në të dy anët e urës ka trotuare.

Për ndërtimin e urës së Tapizës janë adresuar 1.5 milionë dollarë nga fondi i Rindërtimit.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRimbursimet e TVSH-së, 24.1 miliardë lekë në 2021-shin
Artikulli tjetërCOVID-19 – OBSH: Rënie e ndjeshme e numrit global të rasteve