TIRANË, 16 shkurt/ATSH/ Punimet për ndërtimin e urës së re të Tapizës kanë përfunduar tashmë me standardet më të mira dhe ura është e hapur për qarkullimin e mjeteve.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ura tashmë e përfunduar, pjesë e aksit Tiranë-Fushë-Krujë.
“Mirëmëngjes dhe me urën e re të Tapizës tanimë e përfunduar si pjesë e aksit Tiranë-Fushë-Krujë, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.
Ura e re është ndërtuar mbi gjurmët e urës së vjetër rreth 50-vjeçare, e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit dhe përmbush të gjitha kushtet e sigurisë rrugore.
Ura e re ka 3 korsi 40 metra, 13.2 gjerësi, 7.5 karrexhatë dhe në të dy anët e urës ka trotuare.
Për ndërtimin e urës së Tapizës janë adresuar 1.5 milionë dollarë nga fondi i Rindërtimit.
/m.m/r.e/
