Ballina Flash

Kosova dhe Shqipëria fillojnë ligën e përbashkët në volejboll

PRISHTINË, 16 shkurt /ATSH/ Në fundjavë do të fillojnë ndeshjet e ligës së përbashkët, Kosovë-Shqipëri në volejboll e cila do të quhet “Gjergj Kastrioti”.

Kosova në këtë ligë përfaqësohet nga KV Ferizaj dhe KV Peja në konkurrencën e meshkujve, ndërsa KV Drita dhe KV Fer Volley garojnë te femrat, ka bërë të ditur Federata e Volejbollit të Kosovës.

Në anën tjetër, KV Erzeni dhe KV Tirana përfaqësojnë meshkujt nga Shqipëria, ndërsa te femrat garojnë KV Skënderbeu dhe KV Tirana.

Kjo është hera e parë që mbahet një garë e formatit të tillë me ekipe nga Kosova dhe Shqipëria.

Ndeshjet zënë vend në formë të turneut, vajtje-ardhje, para se të fillojnë në formatin kampional sezonin e ardhshëm.

Takimet e para luhen në fundjavë, më 19 shkurt, ndërsa gara mbyllet me finalet e 2 marsit.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosova dhe Bosnjë Hercegovina, prioritete të përbashkëta strategjike të politikës së jashtme
Artikulli tjetërManastirliu dhe Balla, investime të tjera në Spitalin e Lushnjës