Ballina Bota

COVID-19 – Holanda e papërgatitur për menaxhimin e pandemisë

AMSTERDAM, 16 shkurt /ATSH-DPA/ – Një raport i qeverisë holandeze, i publikuar sot, arriti në përfundimin se ”vendi nuk ishte i përgatitur siç duhej për pandeminë”.

”Në mungesë të një plani kombëtar emergjence për një ngjarje të tillë dhe me pak përvojë në menaxhimin e një pandemie, autoritetet improvizuan kryesisht përgjigjen e tyre gjatë fazës fillestare të krizës 2020”, sipas raportit të Bordit Holandez të Sigurisë (OVV).

”Qeveria holandeze fillimisht kishte spekuluar se përhapja e koronavirusit në vend do të kufizohej në shpërthime rajonale duke shtuar se pasojat serioze në shoqëri nuk janë marrë parasysh”, thuhet në raport.

Raporti u fokusua në braktisjen e qeverisë holandeze të azileve të pleqve gjatë krizës, ku i dha fund një “katastrofe të heshtur” që ndodhi në vitin 2020 për shkak të mungesës së veshjeve mbrojtëse dhe maskave.

“Pajisjet mbrojtëse iu ofruan kryesisht spitaleve… por jo azileve të pleqve”, thuhet në raport.

Më pas, qeveria vendosi një ndalim për të vizituar shtëpitë e të moshuarve pasi hetuesit besonin se kishin “pasoja të rëndësishme sociale dhe psikologjike”.

Banorët e azileve të pleqve përbënin më shumë se gjysmën e të gjitha vdekjeve të lidhura me Covid-19 në 2020, duke arritur në afërsisht 10 000 njerëz deri në fund të 2020.

Autoritetet vlerësojnë se numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me Covid-19 midis banorëve të shtëpive të pleqve deri më tani ka arritur në 15 000./   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManja: Drejtësi miqësore dhe rehabilituese për të miturit
Artikulli tjetërBalla: Adresim i plotë i rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it në Reformën Zgjedhore