Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë, 15 shkurt 2022

TIRANË, 15 shkurt/ATSH/ Për ditën e sotme parashikohet një përkeqësim i kushteve atmosferike mbi vendin tonë ndikuar nga depërtimi i masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë alternimet e kthjellimeve përgjatë pjesës së parë të ditës në qendër dhe jug. Në veriperëndim reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshjet me intensitet të ulët nisin pas orëve të pasdites. Në zonën e Alpeve dhe lartësitë mbi 500 metra në relievet malore në verilindje reshje dëbore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijë bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri ne 10-14 m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 4/12 re shi
Kukës 3/12 re diell shi
Lezhë 4/12 re shi
Dibër 1/10 re diell shi
Durrës 7/17 re diell shi
Tiranë 7/16 re diell shi
Elbasan 8/17 re diell shi
Berat 3/15 re diell shi
Vlorë 6/13 re diell shi
Korçë -3/10 re diell shi
Gjirokastër 4/13 re diell shi
Sarandë 7/15 re diell shi
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANKFURT – Lagarde: Do të veprojmë për të arritur objektivin e inflacionit
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 15/02/2022