Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 15/02/2022

MOSKË (Rusi) – Vizitë e kancelarit gjerman Olaf Scholz.

MOSKË (Rusi) – Vizitë e presidentit brazilian Jair Bolsonaro.

MOSKË (Rusi) – Vizita e ministrit të Jashtëm polak, Zbigniew Rau, në takim me homologun e tij rus Lavrov.

RIGA (Letoni) – Vizitë e presidentit gjerman Steinmeier.

ROMË (Itali) – Debati i Gjykatës Kushtetuese për referendumin për eutanazinë.

ITALI – Hyrja në fuqi e masave të reja lidhur me detyrimin për të vaksinuar kundër Covid-19.

BERLIN (Gjermani) – Prezantimi i Ariut të Artë të Nderit për aktoren franceze Isabelle Huppert në Berlinale.

MOSKË (Rusi) – Seanca paraprake në një çështje të re kundër Navalnyt.

KOPENHAGEN (Danimarkë) – Konferencë shtypi virtuale OBSH-Evropë për Covid-19, kryesisht për mediat rusishtfolëse.

STRASBURG (Francë) – Fjalimi i presidentit kolumbian Duque Marquez në Parlamentin Evropian.

BRUKSEL (Belgjikë) – Mbreti Philippe pret presidentin e Bregut të Fildishtë, Alassane Ouattara.

BRUKSEL (Belgjikë) – Konferencë për shtyp e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, para një takimi me ministrat e Mbrojtjes të aleancës.

CAPE CANAVERAL (SHBA) – NASA pozicionon raketën ”Orion” në platformën e lëshimit për misionin hënor ”Artemis”.

LIBI – Hyrja në fuqi e detyrimit të vaksinimit kundër Covid-19 për të hyrë në institucionet publike dhe private.

EKUADOR – Ekuadori nis fushatën e vaksinimit kundër Covid-19 për fëmijët e moshës tre vjeç./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e martë, 15 shkurt 2022
Artikulli tjetërCOVID-19 – Gjermania planifikon heqjen e kufizimeve në mars