Ballina Flash

Parashikimi i motit, 14 shkurt 2022

TIRANË, 14 shkurt/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e hënë vendi do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me reshje shiu të intensitetit të ulët në pjesën bregdetare. Në veri e verilindje në majat e maleve parashikohet borë e dobët.

Era do të fryjë me drejtim jug – juglindje me shpejtësi mesatare 1-7m/s duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 5/14 re diell shi
Kukës -1/11 re diell
Lezhë 7/16 re diell shi
Dibër -1/10 re diell
Durrës 5/16 re diell shi
Tiranë 7/16 re diell
Elbasan 4/17 re diell
Berat 3/16 re diell
Vlorë 7/14 re diell shi
Korçë 0/10 re diell
Gjirokastër 2/14 re diell
Sarandë 6/17 re diell shi

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKëshillimi Kombëtar, Rama thirrje qytetarëve: Le të dëgjojmë njeri-tjetrin
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 14/02/2022