Ballina Bota

SIDNEJ – Australia evakuon ambasadën e saj në Kiev

SIDNEJ, 13 shkurt /ATSH-DPA/- Qeveria australiane ka pezulluar përkohësisht operacionet në ambasadën e saj në Kiev për shkak të shqetësimeve në rritje për një pushtim të mundshëm rus.

“Duke pasur parasysh përkeqësimin e situatës së sigurisë të shkaktuar nga grumbullimi i trupave ruse në kufirin e Ukrainës, qeveria ka urdhëruar largimin e stafit të ambasadës australiane në Kiev dhe ka pezulluar përkohësisht operacionet në ambasadën tonë në Kiev”, njoftoi sot ministrja e Jashtme Marise Payne.

Payne tha se operacionet e ambasadës do të zhvendoseshin përkohësisht në qytetin ukrainas të Lviv, që ndodhet më në perëndim se kryeqyteti pranë kufirit me Poloninë.

Një ditë më parë, qeveria australiane paralajmëroi qytetarët e saj në Ukrainë që të largohen menjëherë nga vendi.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje stafit të tyre në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë të largohen. Rregullat e udhëtimit të njoftuara për qytetarët amerikanë javën e kaluar vlejnë gjithashtu për stafin e OSBE-së, tha të shtunën një zëdhënës i Departamentit të Shtetit në SHBA. //a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMOSKË – Putin akuzon Biden për përhapjen e lajmeve të rreme për pushtimin rus në Ukraninë
Artikulli tjetërBlinken: Të bashkuar në thirrjet tona ndaj Rusisë