Ballina Bota

FRANKFURT – Lagarde: Në kartëmonedhën e përbashkët edhe Da Vinçi apo Bethoveni

FRANKFURT, 11 shkurt /ATSH-DPA/ – Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE) Christine Lagarde theksoi se do të dëshironte të shihte figura të famshme evropiane të paraqitura në gjeneratën e ardhshme të kartëmonedhave euro.

”Personalisht, mund të imagjinoj shumë mirë fytyrat e evropianëve të famshëm në kartëmonedha si Leonardo da Vinçi, Ludvig van Bethoveni apo James Joyce”, theksoi ekonomistja franceze për rrjetin e lajmeve ”Redaktionsnetzwerk Deutschland”.

BQE filloi procesin e ridizajnimit të kartëmonedhave në dhjetor, ku konsultimi publik pritet të jetë një pjesë e rëndësishme e procesit.

Këshilli Drejtues i BQE-së do të vendosë në vitin 2024 për prodhimin e kartëmonedhave të reja dhe kur ato duhet të hidhen në qarkullim.

Lagarde nuk është adhuruese e idesë se vendet e veçanta të eurozonës duhet të vizatojnë modele në kartëmonedha, ndryshe nga monedhat, të cilat kanë një anë “të përbashkët” dhe një anë “kombëtare”.

“Ridizajnimi i kartëmonedhave është një mundësi e mirë për të treguar unitet”, theksoi  kreu kryesor i monedhës europiane.

“Ne duhet të zbulojmë se çfarë na bashkon dhe na lidh, jo çfarë na ndan”, shtoi ajo./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Holanda heq kufizimet
Artikulli tjetërINSTAT: Rënie e numrit të lindjeve në 2021-shin, e ndikuar edhe nga COVID-19