TIRANË, 10 shkurt/ATSH – I. Vata/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi sot se ka përfunduar afati për dorëzimin e dokumentacionit të kandidimit për zgjedhjet e pjesshme vendore të datës 6 mars 2022.
Në njoftimin e KQZ-së thuhet se nga 10 subjekte zgjedhore të regjistruara, kanë depozituar dokumentacionin 4 subjekte.
Partia Socialiste ka depozituar dokumentacionin për 6 kandidatë:
Bashkia Shkodër, Majlinda Angoni
Bashkia Durrës, Emiriana Sako
Bashkia Lushnje, Eriselda Sefa
Bashkia Rrogozhinë, Edison Memolla
Bashkia Vorë, Blerim Shera
Bashkia Dibër, Rahim Spahiu
Partia Demokratike ka depozituar dokumentacionin për 6 kandidatë:
Bashkia Rrogozhinë, Ferdinand Saraçi
Bashkia Dibër, Luan Haka
Bashkia Vorë, Ymer Marku
Bashkia Lushnje, Indrit Sefa
Bashkia Durrës, Luan Hoti
Bashkia Shkodër, Xhemal Bushati
Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” SH-L ka depozituar dokumentacionin për 6 kandidatë:
Bashkia Vorë, Lulzim Vrana
Bashkia Dibër, Premtim Kryemadhi
Bashkia Shkodër, Bardh Spahia
Bashkia Durrës, Ardian Muka
Bashkia Lushnje, Elton Bano
Bashkia Rrogozhinë, Hekuran Xhani
Partia Lëvizja e Re ka depozituar dokumentacionin për dy kandidatë:
- Bashkia Durrës, Jonid Nano
- Bashkia Dibër, Dritan Torba
Po ashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thekson se është duke verifikuar dokumentacionin e depozituar nga subjektet, si edhe po verifikon pastërtinë e figurës për kandidatët, formularët e të cilëve janë publikuar në faqen zyrtare të KQZ-së.
/r.e/












