Ballina Flash

Këshilli Bashkiak miraton rregulloren për zhvillimin e Bulevardit të ri

TIRANË, 10 shkurt /ATSH/ Bulevardi i ri do të ketë jo vetëm godinat më ikonike të kryeqytetit për shekullin e ri, por edhe institucionet më të rëndësishme financiare dhe teknologjike.

Këshilli Bashkiak miratoi ditën e sotme rregulloren për organizimin e konkurseve ndërkombëtare për zhvillimin e territorit për zonën e Bulevardit të Ri, Parkut Qendror dhe lumit të Tiranës.

“Bulevardi i Ri i ka shtuar një vlerë të jashtëzakonshme asaj zone. Kur më kujtohet Bulevardi i Ri, më kujtohen një seri betejash. Me sa duket, këto dy mandate, kjo Bashki ka lindur për të bërë vetëm beteja pa pushim. E njëjta histori edhe atje si me “5 Majin”, por shikojeni sot: Jo vetëm është kthyer në një rrugë me superqarkullim, por është rritur vlera e pronës përreth, në mënyrë të jashtëzakonshme. Urbanistikës i duhet një modalitet se si ne trajtojmë propozimet që na vijnë sidomos në akset kryesore të bulevardit të ri, ku do të jenë ndërtesa ikonike. Sigurisht, trajtimi i bulevardit të ri ka qenë kryesisht për një zonë që quhet Fin-Tech, Financë – Teknologji, pra ne duam të jetë kryesisht hapësira për zyra dhe për biznese, ndërkohë që kemi marrë një sërë kërkesash edhe për hoteleri”, tha Veliaj.

Rregullorja e re është një mundësi fantastike për t’i kthyer këto hapësira publike në hapësira të ekselencës urbane e të standardeve Evropiane, aty ku jeta e qytetarëve lulëzon në krah me natyrën, gjelbërimin, trotuareve, korsive të biçikletave dhe të gjitha shërbimeve.

“Duke qenë se do të jetë një bulevard që do të ekzistojë për 100-200-300 vjet aty, edhe pas nesh, do të duhet që të bëjmë një lloj konkursi për të zgjedhur design-in më të bukur, dhe kjo platformë që sot kalon Këshilli Bashkiak, i jep mundësi Urbanistikës të krijojë komitete për konkurset dhe t’i japë pikë kush ka sjellë designe më të bukur dhe le të themi më të përshtatshëm për atë vend”, theksoi Veliaj./j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKuvendi miraton me 118 vota zgjatjen e mandatit të organeve të Vetingut
Artikulli tjetërPD: “Non grata” të shpallur e të pashpallur, burracakë dhe pengje të korrupsionit