Ballina Bota

COVID-19 – Edhe princi Charles rezulton pozitiv

LONDËR, 10 shkurt /ATSH-DPA/ – Princi i Uellsit, Charles rezultoi pozitiv me Covid-19 dhe tani është i izoluar.

Është hera e dytë që trashëgimtari i fronit Charles, 73 vjeç, infektohet me koronavirus, pasi e kaloi në vitin 2020.

”Princi ndihet thellësisht i zhgënjyer që nuk mund të marrë pjesë në ngjarjet e sotme në Winchester dhe do të kërkojë të riplanifikojë vizitën e tij sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në një njoftim.

Lajmi vjen vetëm disa ditë pasi mbretëresha festoi jubileun e saj të platintë duke shprehur “dëshirën e saj të sinqertë” që dukesha e Cornwall, Camilla të ishte mbretëreshë kur Charles të bëhej mbret.

Të mërkurën në mbrëmje, Charles takoi dhjetëra njerëz dhe u shoqërua nga Camilla në një pritje në Muzeun Britanik./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak100-vjetori i marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, ambasada publikon foton e Legatës të ndërtuar në 1920-ën
Artikulli tjetërNdërtim pa leje në Spille, procedohen dy shtetas dhe dy punonjës të IMT-së