Ballina Flash

Parashikimi i motit, 9 shkurt 2022

TIRANË, 9 shkurt/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare më të theksuara në relievet malore.

Gjatë orëve të mëngjesit e të mbrëmjes në zonat malore parashikohen ngrica.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim 1-7m/sek ndërsa në bregdet erë e vrullshme 10-16m/sek.

Valëzimi në dete do të jetë i forcë 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 0/11 Diell pak re
Kukës -1/8 Diell re
Lezhë 1/12 Diell pak re
Dibër -3/8 Diell re
Durrës 2/14 Diell pak re
Tiranë 1/13 Diell pak re
Elbasan -1/14 Diell pak re
Berat -3/12 Diell pak re
Vlorë 2/12 Diell pak re
Korçë -4/7 Diell re
Gjirokastër -2/12 Diell pak re
Sarandë 2/14 Diell pak re

            

          

                         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUASHINGTON – SHBA-ja dhe Japonia bien dakord për heqjen e tarifave të çelikut
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 09/02/2022