Ballina Ekonomi

KESH: Prurjet natyrore në kaskadën e Drinit, 195 m3/s

TIRANË, 8 shkurt /ATSH/ Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare publikoi sot përditësimin e informacionit mbi prurjet natyrore dhe prodhimin e energjisë elektrike në kaskadën e lumit Drin.

Sipas KESH-it, prurjet natyrore në kaskadë janë në total 195 m3/s.

Niveli në liqenin e HEC-it të Fierzë është 267.83 mmnd, në HEC-in e Komanit 173.62 mmnd dhe në HEC-in e Vaut të Dejës 73.84 mmnd.

“Prodhimi ditor i energjisë elektrike në të tre HEC-et është 12420 MWh. Ndërsa rezerva energjetike është 446.04 GWh”, njoftoi KESH.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManja takim me Çelën, në fokus harta e re gjyqësore
Artikulli tjetërArrestohen 6 shtetas në Lezhë dhe Tiranë për krime mjedisore