Ballina Flash

Parashikimi i motit, 6 shkurt 2022

TIRANË, 6 shkurt/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, por nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare të cilat do të jenë më tepër të theksuara përgjatë relieveve malore.

Duke nisur nga orët e vona të mbrëmjes, parashikohet shtim vranësirash në të gjithë territorin deri në të dendura.

Në orët e mbrëmjes në zonën e qendrës dhe pjesërisht atë të jugut, parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e shtrëngata lokale.

Gjithashtu parashikohet borë e dobët në veri- verilindje. Era do të fryjë verilindje e juglindje 1-5m/sek dhe me rrahje deri në 8m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër -1/12 Diell re
Kukës 0/11 Diell re
Lezhë 2/14 Diell re
Dibër -2/10 Diell re
Durrës 5/16 Diell re
Tiranë 4/16 Diell re
Elbasan 4/17 Diell re
Berat -1/15 Diell re
Vlorë 4/16 Diell re
Korçë 0/8 Diell re
Gjirokastër 0/15 Diell re
Sarandë 6/17 Diell re

  

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Qytetar Nderi” i Elbasanit për Arbër Hajdarin, Balla: Vlerësim i merituar
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 06/02/2022