ROME, 5 shkurt /ATSH/- Cilat do të jenë këngët e Festivalit të Sanremos që do të duam t’i gumëzhimë apo dëgjojmë disa herë?, shkruan focus.it.
Disa studime kanë hetuar për të identifikuar formulën për një këngë hit. Për shembull, studimi i Shoqatës së Psikologëve Amerikanë zbulon se këto pjesë shpesh kanë karakteristika të ngjashme: një melodi tërheqëse, e lehtë për t’u mbajtur mend dhe një interval i veçantë ose përsëritje.
Mbi të gjitha duket se këngët me ritme të shpejta si ato pop, duket se bëhen më të kapshme.
Një studim tjetër i kryer nga një ekip studiuesish nga universitetet angleze të Durhamm dhe Goldsmiths dhe universiteti gjerman i Tübingen identifikoi gjithashtu karakteristika të ngjashme: një ritëm të shpejtë, një refren të përsëritur 2 deri në 4 herë dhe një melodi gjenerike dhe jo më shumë. /os/














