PRAGË, 3 shkurt /ATSH-DPA/ – Pas dy ditësh diskutimesh të ashpra, parlamenti çek ka miratuar një ligj të ri Covid-19 që do t’i lejojë autoritetet të shtrëngojnë kufizimet.
Ligji u miratua me mbështetjen e koalicionit liberal-konservator të kryeministrit Petr Fiala dhe lejon mbylljen e dyqaneve, vendosjen e kërkesave të testimit dhe kufizimin e funksionimit të shkollave.
Rregulloret në fuqi skadojnë më 1 mars, ndërsa ligji do të kalojë në Senat për miratim përfundimtar.
Pak orë para votimit, Gjykata e Lartë Administrative rrëzoi rregullin e mëparshëm që kërkonte vaksinimin ose shërimin e personave të hoteleve dhe restoranteve nga koronavirusi.
Fiala njoftoi se ”rregulli që parashikon vaksinimin ose shërimin e spektatorëve të ngjarjeve sportive dhe kulturore do të anulohet javën e ardhshme”. /os/























