ROMË, 1 shkurt /ATSH-ANSA/ – Psoriaza (psoriasis) është një sëmundje mjaft e zakonshme e lëkurës që prek miliona njerëz në mbarë botën, shkruan melarossa.it.
Në shumicën e rasteve, psoriaza shfaqet me simptoma të lëkurës, të tilla si njolla të kuqe ose të bardha, përfshirë madje edhe lëkurën e kokës dhe thonjtë.
Psoriaza mund të prekë çdo moshë, por sidomos rreth moshës 50-60 vjeç. Trajtimi bazohet në terapinë me ilaçe ose përdorimin e produkteve natyrale për të lehtësuar simptomat.
Shkaqet nuk dihen ende plotësisht, megjithëse duket të jetë një sëmundje gjenetike autoimune.
Çfarë është psoriaza?
Psoriaza është një sëmundje inflamatore kronike e lëkurës, as infektive dhe as ngjitëse, zakonisht kronike dhe e përsëritur.
Është një çrregullim i rritjes dhe aktivitetit të keratinociteve (qelizave të epidermës) që shoqërohet me inflamacion të lëkurës.
Ekzistojnë forma të ndryshme të psoriazës.
Ndërsa psoriaza mund të shfaqet kudo në trup, ajo zakonisht shfaqet në bërryla, gjunjë, skalp dhe pjesën e poshtme të shpinës, si dhe në pëllëmbët, shputat ose thonjtë.
Psoriaza: kura dhe trajtime
Duhet mbajtur mend se është një patologji që nuk cenon shëndetin e pacientit dhe për rrjedhojë nuk mund të trajtohet në rast simptomash të lehta.
Terapitë për trajtimin e psoriazës
Trajtimet e ofruara për psoriazën mund të përfshijnë përdorimin e produkteve natyrale (zbutës, agjentë acidë, reduktues, të cilët zvogëlojnë trashësinë e pllakës psoriatike, barna (antralina, kortikosteroidet, kalcipotriol, tazarotene), terapi sistemike (ciklosporina, retinoidet, tracrolimus, mykofenolat mofetil, metotreksat) dhe barna biologjike./ /os/























