Ballina Flash

Parashikimi i motit, 29 janar 2022

TIRANË, 29 janar /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë sot pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti do të nisë me vranësira deri në orët e para të ditës dhe më pas kthjellime dhe vranësira kalimtare. Gjate natës deri në mesditë do ketë reshje shiu me intensitet të ulët Në lartësi 300 metër në veri dhe 600 metër në verilindje dhe juglindje reshje bore me intensitet të ulët hera-herës deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veri 1-8 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore hera-herës era me rrahje dhe intensitet deri në 18 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër -3/6 Shi diell
Kukës 0/4 Bore diell
Lezhë -2/6 Shi diell
Dibër -5/0 Bore diell
Durrës 1/10 Shi diell
Tiranë 0/10 Shi diell
Elbasan -0/8 Shi diell
Berat -4/11 Shi diell
Vlorë 0/11 Shi diell
Korçë -5/2 Bore diell
Gjirokastër -5/8 Shi diell
Sarandë 1/12 Shi diell

 

 

                                                               

                  

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSPANJË – Ministrja e Shëndetësisë: Më e keqja e valës së fundit të Covid-19 ka kaluar
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 29/01/2022