Ballina Ekonomi

ARRSH: Reshje dëbore në disa zona, e domosdoshme përdorimi i zinxhirëve

TIRANË, 29 janar /ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot mbi gjendjen e akseve nacionale.

ARRSH theksoi se gjatë natës ka pasur reshje dëbore në: Rajonin Jugor, Korçë-Ersekë-Leskovik, Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë ku është bërë pastrimi i akseve dhe qarkullimi vazhdon normalisht.

Gjithashtu ARRSH shton se, reshje ka pasurnë rajonin Qendror, Krujë-Sarisalltik, Tiranë-Dajt, Librazhd-Steblevë, Zëmblak-Goricë, teksa rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në segmentin rrugor Qafë Mollë-Bizë.

Në Rajonin Verior, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm-Bogë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, Skurraj-Peshkopi, Hani i Hotit-Tamarë, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, thekson ARRSH.

Kontraktorët kanë punuar pa ndërprerje me mjete borëpastruese për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës, nënvizon ARRSH.

Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore  të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore, përfundon ARRSH.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInstalohen për herë të parë në sistemin publik 4 aparatura DEXA për matjen e densitetit kockor
Artikulli tjetërArrestohet një 44 vjeçar për armëmbajtje pa leje