PRISHTINË, 28 janar /ATSH/ Në 24 orët e fundit janë shënuar 3628 raste të reja me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në 24 orët e fundit janë dhënë 4397 doza të vaksinës kundër COVID-19.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.773.577 doza të vaksinës. Deri më sot 804.801 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 75.445 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftim në Ministrisë.
“Nga 14.479 testime, 3.628 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19”, theksohet në njoftim.












