TIRANË, 28 janar /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë për sot do jetë nën ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.
Moti do të nisë me kthjellime dhe gradualisht vranësira në shtim deri të dendura. Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht në perëndim e pasdite shtrihen edhe në qendër e jug të vendit. Në lindje dhe juglindje reshje bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje 1-8 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | -1/12 | Diell re |
| Kukës | -3/9 | Diell re |
| Lezhë | 3/12 | Diell re shi |
| Dibër | -5/7 | Diell re borë |
| Durrës | 1/13 | Diell re |
| Tiranë | 1/14 | Diell re shi |
| Elbasan | 0/13 | Diell re shi |
| Berat | -2/15 | Diell re shi |
| Vlorë | 1/14 | Diell re shi |
| Korçë | -5/4 | Diell re borë |
| Gjirokastër | -3/10 | Diell re shi |
| Sarandë | 3/14 | Diell re |




















