Ballina Flash

Mbi 28 mijë raste aktive me COVID-19

PRISHTINË, 28 janar /ATSH/ Kosova aktualisht ka 28 mijë e 751 raste aktive me koronavirus. Numri më i lartë i rasteve aktive është në Komunën e Prishtinës, ku aktualisht janë 9 mijë e 473 raste aktive.

Më pas është Komuna e Pejës me 2 mijë e 238, Mitrovica me 1 mijë e 906, Gjilani me 1 mijë e 843, Prizreni me 1 mijë e 774, Gjakova me 1 mijë e 453, Fushë Kosova 1 mijë e 446, Ferizaj 1 mijë e 137 dhe qytete tjera me qindra raste aktive.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njoftoi së fundmi për gjashtë raste të vdekjes dhe 3 mijë e 917 raste të reja me COVID-19.

Për situatën epidemiologjike me COVID-19 të enjten në Kuvendin e Kosovës u mbajt edhe debat parlamentar.

Në këtë seancë të jashtëzakonshme Kuvendi nuk miratoi rekomandimet e tri partive opozitare, PDK-së, LDK-së, dhe AAK-së për rishqyrtim të masave kufizuese për pandeminë COVID-19. Kundër këtyre rekomandimeve ishin 41 deputetë, ndërsa “pro” ishin vetëm 22.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHamami në Durrës, së shpejti i aksesueshëm për turistët
Artikulli tjetërFOKUS – SHBA kërkon mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për dislokimin e trupave ruse pranë kufirit ukrainas