Ballina Bota

KIEV – Biden: SHBA mbështetje të palëkundur për Ukrainën

KIEV, 28 janar /ATSH-UKRINFORM/ – Presidentët e Ukrainës dhe të SHBA zhvilluan bisedën e tyre të dytë telefonike që nga fillimi i vitit, duke demonstruar bashkëpunim të thellë strategjik midis dy vendeve, sipas zëdhënësit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Presidenti Zelensky shprehu mirënjohjen për SHBA dhe personalisht për presidentin Joseph Biden për mbështetjen e fortë dhe të palëkundur për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe për iniciativën e tyre në mobilizimin e komunitetit botëror për të penguar agresionin rus”, thuhet në deklaratë.

Volodymyr Zelensky mirëpriti gjithashtu komentin e Joe Biden për rëndësinë e ruajtjes së pranisë diplomatike të SHBA në Ukrainë dhe siguroi një mbështetje të qëndrueshme të ambasadës SHBA në Kiev.

Ai falënderoi për ndihmën e duhur të ofruar nga SHBA.

Zelensky u shpreh i bindur se ”SHBA do të ndërmarrin hapa të mëtejshëm për të forcuar bashkëpunimin në mbrojtje dhe për të forcuar aftësitë mbrojtëse të shtetit tonë”.

Zyra e Presidentit kujtoi se ”kjo ishte telefonata e dytë e dy liderëve këtë vit, që demonstron bashkëpunim të thellë strategjik mes vendeve tona dhe vendos një dinamikë të mirë për vitin 2022”./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNano: Parandalimi i krimeve të rënda, indikatori matës për sigurinë e qytetarëve
Artikulli tjetërKaprolli, pas shumë vitesh shfaqet në parkun e Qafështamës