Ballina Flash

TikTok kundër raportimit të të dhënave të përdoruesve

KËLN, 27 janar /ATSH-DPA/- Platforma e medias sociale TikTok ka paraqitur një kundërshtim ligjor përmes gjykatave gjermane ndaj një kërkese ku policia federale i kërkon të dhënat e përdoruesve, njoftoi sot një zëdhënëse e gjykatës administrative në Këln.

Shërbimi kinez ka kundërshtuar Aktin e Zbatimit të Rrjetit të Gjermanisë që parashikon që disa përmbajtje kriminale t’u raportohen menjëherë autoriteteve. Facebook dhe Google lëshuan urdhëra urgjente kundër dispozitave në korrik të vitit të kaluar.

Akti i Zbatimit të Rrjetit synon të kundërshtojë gjuhën e urrejtjes, lajmet e rreme me qëllim të keq dhe përmbajtje të tjera kriminale në platformat e mediave sociale.

Platformat online kanë kundërshtuar marrjen e përgjegjësisë për për kontrollin e faqeve të tyre, duke këmbëngulur që kjo detyrë i takon policisë dhe autoriteteve të ndjekjes.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKuvendi miraton projektligjin për regjistrin e pronave dhe noterinë
Artikulli tjetërCOD hap siparin artistik me ekspozitën e Helidon Gjergjit, “Në kërkim të Artit”