Ballina Flash

Basha: Të rinjtë e FRPD-së kanë zgjedhur të ardhmen

TIRANË 26 janar /ATSH-I.Vata/ Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka publikuar video nga takimi me të rinjtë e FRPD-së.

Basha thekson se të rinjtë e FRPD-së kanë zgjedhur të ardhmen dhe kanë qenë ata që kanë sjellë ndryshimin.

“Me energjinë dhe potencialin e tyre të jashtëzakonshëm, të rinjtë e FRPD kanë zgjedhur të ardhmen, kanë zgjedhur të qëndrojnë, të përballen dhe të fitojnë kundër qeverisë më të korruptuar në Evropë. Kanë qenë gjithmonë të rinjtë ata që kanë sjellë ndryshimin, sot janë sërish gati të ndryshojnë Shqipërinë dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë”, shprehet Basha. /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTemperatura nën zero gradë, Balluku: Nuk ka probleme me qarkullimin rrugor
Artikulli tjetërCOVID-19 – Holanda hap restorantet, teatrot dhe muzetë pavarësisht shtimit të rasteve