Ballina Flash

Peleshi: Emergjencat civile të gatshëm në të gjithë territorin

TIRANË, 23 janar /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se, “pavarësisht temperaturave ekstreme, strukturat e mbrojtjes civile në bashkëpunim me komunitetet kanë bërë që këto ditë të kalojnë pa problematika”.

“Sipas informacioneve të marra nga emergjencat civile në disa akse rrugore në qarkun e Dibrës vijon kalimi më zinxhirë, veçanërisht në bypassin e rrugës së Arbrit, në aksin Ura e Çerenecit-Klenjë, apo Trebisht-Doganë. Po ashtu me zinxhirë lëvizet edhe në segmentin Lunik-Klenjë, të aksit rrugor Librazhd-Sterblevë”, theksoi Peleshi në një postim, ku publikoi edhe foto nga puna e emergjencave civile.

“Në aksin Bogë – Qafë Thore – Theth, ku temperatura gjatë natës ka arritur deri ne -18°C, vazhdon puna për pastrimin e borës”, shtoi Peleshi.

“Temperaturat do të vazhdojnë të jenë nën 0 në orët në vijim, u bëjmë thirrje qytetareve që të ndjekin këshillat e autoriteteve në çdo situatë. Strukturat e emergjencave civile në vend janë të gatshëm në të gjithë territorin”, tha Peleshi.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbyllja e shkollave, Kushi: Një nga prindërit me fëmijë të mitur lejohet të qëndrojë në shtëpi
Artikulli tjetërBasha: Demokratët janë të bashkuar për të ndërtuar një të ardhme më të mirë