Ballina Ekonomi

Nis dëbora në Llogora, ARRSH: Qarkullimi kryhet pa probleme

TIRANË, 22 janar/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot në mbrëmje se në Llogora kanë filluar reshjet e dëborës.

Sipas ARRSH-së, mjetet borëpastruese dhe grupet e punës janë në terren për pastrimin dhe trajtimin me kripë të aksit.

ARRSH-ja bëri të ditur se qarkullimi i mjeteve kryhet pa probleme.

“Qarkullimi kryhet pa probleme. Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, informon ARRSH. /a.a/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKadastra: Nis procesi i legalizimit për mbi 300 objekte në Spitallë
Artikulli tjetërBasha: Një politikë ndryshe po vjen