Ballina Bota

GJERMANI – Friedrich Merz zgjidhet lideri i CDU-së

BERLIN, 22 janar /ATSH-DPA/- Kristiandemokratët e Gjermanisë (CDU) kanë zgjedhur Friedrich Merz si liderin e tyre të ri, ndërsa partia po rimëkëmbet pas një rezultati të dobët në zgjedhjet kombëtare të vitit të kaluar.

Në zgjedhjet e zhvilluara online gjatë një konference të partisë, Merz, kandidati i vetëm, fitoi një shumicë dërrmuese prej 94.62 për qind, ose 915 vota nga 983, sipas CDU.

Ndërkohë, gjashtëmbëdhjetë delegatë abstenuan.

Votimi online duhet të konfirmohet me një votim postar, rezultatet e të cilit do të shpallen më 31 janar.

Duke zgjedhur Merz, partia e qendrës së djathtë po sinjalizon një gatishmëri për të lëvizur në një drejtim më konservator.

Përpara zgjedhjeve, Merz vuri në dukje paraqitjen e dobët të partisë në zgjedhjet e shtatorit dhe i kërkoi partisë të bashkohej duke ecur përpara.

“Një sinjal i fuqishëm i fillimeve të reja dhe rimëkëmbjes për CDU. Nuk e kemi humbur vetëbesimin”, tha ai në konferencën e parties. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZgjedhjet e 6 marsit, fushata nis më 19 shkurt
Artikulli tjetërCOVID-19 – Polonia regjistron një numër rekord të rasteve për të dytën ditë radhazi