Ballina Flash

3206 raste të reja me COVID-19

PRISHTINË, 22 janar /ATSH/ Në 24 orët e fundit në Kosovë 3206 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 4.620 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.742.039 doza të vaksinës. Deri më sot 800.754 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforcuese dhe 7.866 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, bën të ditur Ministria.

Ministria informon se, “nga 11.883 testime, 3.206 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes”.

“Sot janë shëruar 357 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.247. Në total numri i rasteve aktive është 15.247”, thuhet në njoftim.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAsambleja Zgjedhore e FSHF-së zhvillohet më 2 mars
Artikulli tjetërTemperaturat e ulëta, UKT: Merrni masa për mbrojtjen e sistemit të brendshëm të rrjetit ujësjellës