Ballina Ekonomi

KESH: Prurjet natyrore në kaskadën e Drinit, 220 m3/s

TIRANË, 21 janar /ATSH/ Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), publikoi sot  përditësimin e informacionit mbi prurjet natyrore dhe prodhimin e energjisë elektrike në kaskadën e lumit Drin.

Sipas KESH-it, prurjet natyrore në kaskadë janë në total 220 m3/s.

Niveli në liqenin e HEC-it të Fierzë është 274.62 mmnd, në HEC-in e Komanit 173.27 mmnd dhe në HEC-in e Vaut të Dejës 74.02 mmnd.

Prodhimi ditor i energjisë elektrike në të tre HEC-et është 15,781 MWh, njoftoi KESH.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Meta u zgjodh President me votat e veta, e kemi shkarkuar
Artikulli tjetër“Nderi i Kombit” për Teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës