Ballina Bota

BRUKSEL – BE rivendos praninë e trupave në Afganistan

BRUKSEL, 21 janar /ATSH-DPA/ Bashkimi Evropian ka rivendosur një “prani minimale të forcave” në Afganistan për të lehtësuar operacionet e ndihmës humanitare, njoftoi sot një zëdhënës i BE-së për marrëdhëniet e jashtme.

Zëdhënësi i çështjeve të Jashtme të BE-së, Peter Stano, theksoi se operacioni në Kabul nuk duhet të shihet në asnjë mënyrë si njohje e regjimit taleban në pushtet, në Afganistan.

“Kjo u është komunikuar edhe autoriteteve de facto”, tha Stano.

BE-ja evakuoi shumicën e delegacionit të saj në ditët e fundit të gushtit 2021 pasi Kabuli ra në duart e talebanëve pas tërheqjes së forcave të NATO-s.

Një krizë humanitare dhe ekonomike ka përfshirë tani Afganistanin. Qeveritë perëndimore kanë refuzuar të njohin regjimin e talebanëve dhe kanë mbyllur ambasadat e tyre, duke pezulluar ndihmën e huaj dhe duke ngrirë asetet e huaja të Kabulit, duke e çuar në përkeqësimin e situatës.

I varur shumë nga ndihma e huaj gjatë 20 viteve të fundit, 97 për qind e afganistanëve janë në rrezik për shkak të varfërisë sipas shifrave të OKB-së. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Fajtorët e vërtetë për 21 Janarin, njëri mbi Foltoret dhe tjetri pas dyerve të blinduara
Artikulli tjetërKryhet për herë të parë në QSUT zëvendësimin i valvolës së aortës