Ballina Aktualitet

Korreshi: Fermerët i janë kthyer parmendës

TIRANË, 20 janar /ATSH/ Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi u shpreh sot se, në vitin 2022 fermerët i janë kthyer parmendës.

Korreshi duke sjellë pjesë të një kronike të kanalit gjerman Euronews mbi bujqësinë shqiptare, theksoi se, “propaganda e paguar me taksat tona, shkrumbohet përballë realitetit të hidhur”.

“Fermerët e dinë vetë se çfarë heqin, e nisin punën pa gdhirë dhe shkojnë në shtëpi me natë, me pasigurinë e tregut që mungon, me subvencionet më të ulëta në rajon, me korrupsionin që fondet i çon te miqtë e qeverisë”, u shpreh ai.

“Fermerët e dinë sa të braktisur janë dhe cili është vizioni i Ramës për bujqësinë”, theksoi ai.

“Për të patur një Shqipëri më të mirë, ku në kanal përfundojnë politikanët e korruptuar, jo produktet e fermerëve, që në vitin 2022 i janë kthyer parmendës”, tha ai. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama publikon pamje nga Shiroka e transformuar
Artikulli tjetërPër herë të parë një vajzë kap kryqin në ujërat e akullta poshtë urës së Mostarit