Ballina Bota

FOKUS – Milionerët: Taksë për të pasurit

BERLIN, 19 janar /ATSH-DPA/- Një grup prej mbi 100 milionerësh nga nëntë vende të ndryshme, së bashku me organizatat ndërkombëtare po bëjnë thirrje për taksën mbi të ardhurat e të pasurve kudo në botë.

“Na taksoni ne të pasurit, dhe na taksoni tani”, u bënë thirrje qeverive grupi i milionerëve.

Të ardhurat nga taksat do të ndihmojnë në reduktimin e pabarazisë ekstreme dhe financimin e shërbimeve bazë sociale si kujdesi shëndetësor publik dhe arsimi, deklaroi sot organizata e ndihmës emergjente “Oxfam”.

Milionerët Patriotikë publikuan letrën e tyre për të përkuar me serinë e ngjarjeve në “Axhendën e Davosit” të Forumit Ekonomik Botëror.

Nënshkruesit përfshijnë producenten dhe trashëgimtaren e filmit amerikan “Abigail Disney”, sipërmarrësin danezo-iranian Djaffar Shalchi, sipërmarrësin amerikan dhe kapitalistin e sipërmarrjes “Nick Hanauer” dhe studenten austriak dhe trashëgimtaren e “BASF” Marlene Engelhorn.

Një taksë mbi pasurinë që fillon me vetëm 2 për qind në vit për milionerët dhe rritet në 5 për qind në vit për miliarderët, mund të mbledhë 2.52 trilion dollarë në vit në mbarë botën, sipas të dhënave të Oxfam.

“Si milionerë, ne e dimë se sistemi aktual i taksave nuk është i drejtë”, thuhet në letër.

“Shumica prej nesh mund të thonë se, ndërsa bota ka kaluar vuajtje të mëdha gjatë dy viteve të fundit, ne në fakt kemi parë sesi pasuria jonë është rritur gjatë pandemisë, megjithatë pak prej nesh e paguajnë pjesën e tyre të taksave në mënyrë të drejtë”, sipas letrës. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRritja e çmimit të energjisë, Rizvanolli: Subvencionimi, i pashmangshëm
Artikulli tjetërNano në Elbasan: Policia e angazhuar për parandalimin e ngjarjeve kriminale