Ballina Flash

Parashikimi i motit, 17 janar 2022

TIRANË, 17 janar /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë sot do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime  vranësirash deri në karakter të dendur. Parashikohen reshje shiu fillimisht në pjesën veriore dhe qendrore me intensitet të ulët dhe mesatar në bregdet.

Më pas reshjet shtrihen në të gjithë vendin. Gjithashtu parashikohen edhe ngrica përgjatë akseve rrugore në zonat malore,ku do të ketë edhe reshje bore. Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim 1-8m/sek ,në bregdet deri ne 12m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.

 

Temperaturat parashikohen:

 

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 4/9 Diell re shi
Kukës 0/3 Diell re bore
Lezhë   9/12 Diell re shi
Dibër -0/6 Diell re bore
Durrës   8/13 Diell re shi
Tiranë   5/14 Diell re shi
Elbasan   8/13 Diell re shi
Berat   3/13 Diell re shi
Vlorë   1/15 Diell re shi
Korcë -1/6 Diell re bore
Gjirokastër 1/8 Diell re shi
Sarandë   7/15 Diell re shi

 

 

                                                               

                  

          

                         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMinistria e Shëndetësisë: 1697 raste të reja dhe 4 humbje jete nga COVID-19
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 17/01/2022