Ballina Ekonomi

Kaskada e Drinit, KESH: Prodhimi mbi 19 mijë MWh

TIRANË, 17 janar/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi sot se prodhimi ditor i energjisë elektrike në tre HEC-et e kaskadës së Drinit është 19.020 MWh.

“Prurjet natyrore në kaskadë janë 180 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 276 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 173.48 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 73.72 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bëri të ditur KESH.

Prurjet natyrore në HEC-in e Fierzës llogariten 110 m3/s, në HEC-in e Komanit 60 m3/s, ndërsa në atë të Vaut të Dejës, 10 m3/s.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBashkia e Tiranës, strehë dhe vakt i ngrohtë për të pastrehët në qendrat sociale
Artikulli tjetërCOVID-19 – Greqia nis vaksinimin e detyrueshëm për mbi 60-vjeçarët, por jo për grupmoshat e tjera