Ballina Flash

Snapchat opsione të reja përballë TikTok

MILANO, 16 janar /ATSH-ANSA/- Pavarësisht konkurrencës nga ‘TikTok’, ‘Snapchat’ vazhdon të bëjë përditësime dhe përmirësime për abonentët e tij.

Në vitin 2021, rrjeti social prezantoi disa veçori të reja duke përfshirë filtra për t’u identifikuar me personazhet e ‘Disney’ dhe ‘Gifting’, një opsion i ri për të lejuar përdoruesit të mbështesin krijuesit e aplikacioneve, përmes rubrikës- Përgjigjuni Historive (Story Replies).

Gjatë ditëve të fundit, kompania ka lançuar përditësime të mëtejshme, që synojnë përmirësimin e komunikimit për ata që përdorin aplikacionet Android dhe iOS. Me “Përgjigju në chat” (Reply in chat) , mund të parandaloni që bisedat në grup të ‘shpërthejnë’ me mesazhe.

Snapchat prezantoi funksionin e ‘Reply in chat’ për t’iu përgjigjur mesazheve individuale të marra në grup, duke kontekstualizuar më mirë rrjedhën e bisedës, pa mbivendosje.

Më pas vijnë “Reagimet Bitmoji” (Bitmoji Reactions), për t’i mundësuar naviguesve të shprehen më efektivisht me mesazhe që zgjasin vetëm për një kohë të shkurtër.

Përditësimi ofron një mënyrë të shpejtë për të reaguar ndaj çdo mesazhi, përmes shtatë përgjigjeve emocionale për të zgjedhur. Së fundi, “Stickers for Polls” për të pasuruar sondazhet tuaja me grafika të veçanta për t’ia shtuar edhe historikut “Stories”. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta homazhe në nderim të futbollistit Ramazan Rragami
Artikulli tjetërKalim i paligjshëm i kufirit, ndalohet një shtetas në Mat