Ballina Bota

FOKUS – G7-a e ardhshme në bregdetin gjerman të Baltikut

KIEL, 15 janar /ATSH-DPA/- Ministrat e Jashtëm të grupit G7 të ekonomive kryesore të industrializuara do të takohen në mes të majit në bregdetin baltik.

Ata do të takohen nga 12 deri më 14 maj në Weißenhäuser Strand, një vendpushim bregdetar.

Kalaja e Weissenhaus është një vend i mundshëm, megjithëse ministria e jashtme nuk ishte e gatshme të konfermonte.

Hera e fundit që një takim i ministrave të jashtëm të G7 u mbajt në Gjermaninë veriore ishte në prill 2015, në Lubeck.

Ngjarja u shoqërua nga një kontigjent i fuqishëm sigurie, me 3 500 oficerë policie të vendosur, por trazirat që shumëkush kishin frikë nuk u zhvilluan. /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19, Ministria e Shëndetësisë: 2163 të infektuar dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit
Artikulli tjetërKuvendi i Kosovës miraton rezolutën për ndalimin e referendumit serb