Parashikimi i motit, 14 janar 2022

TIRANË, 14 janar /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë sot do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore. Gjatë orëve të mëngjesit në zonat luginore parashikohet mjegull apo mjegullinë

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim  dhe shpejtësi mesatare 1 deri 8 m/sek dhe përgjatë vijës bregdetare jugore dhe zonave luginore era hera herës 13-15 m/s. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 2/10 Diell
Kukës -1/6 Diell
Lezhë 1/10 Diell
Dibër -4/5 Diell
Durrës 0/13 Diell
Tiranë 2/12 Diell
Elbasan 3/11 Diell
Berat -2/14 Diell
Vlorë 5/14 Diell
Korçë -0/7 Diell
Gjirokastër -2/12 Diell
Sarandë 5/16 Diell

 

 

                                                               

                 

           

                          

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.