Ballina Flash

Parashikimi i motit, 13 janar 2022

TIRANË, 13 janar /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë duke nisur nga sot si dhe për disa ditë në vazhdim vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata por edhe të ftohta njëkohësisht.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore. Gjatë orëve të mëngjesit në zonat luginore parashikohet mjegull e dendur apo mjegullinë si dhe ngrica përgjatë akseve rrugore për shkak të temperaturave të ulëta.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje dhe shpejtësi mesatare 1 deri 8 m/sek dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era hera herës 13-15 m/s. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër -3/6 Diell
Kukës -7/-1 Diell
Lezhë -2/7 Diell
Dibër -10/-3 Diell
Durrës -1/8 Diell
Tiranë -2/7 Diell
Elbasan -3/7 Diell
Berat -4/6 Diell
Vlorë 0/9 Diell
Korcë -8/-1 Diell
Gjirokastër -3/6 Diell
Sarandë 0/8 Diell

 

 

                                                               

                 

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBardhi: Asnjë mashtrim i Berishës për selinë e PD-së nuk mbulon dot dhunën në 8 janar 
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 13/01/2022