Ballina Flash

Kthim në identitet për kishën e Shën Ndout në Kepin e Rodonit

TIRANË, 13 janar/ATSH/ Në kishën e Shën Ndout në Kepin e Rodonit vijojnë me ritme të shpejta punimet restauruese.

Programi EU4Culture bën të ditur se “punimet restauruese po zhvillohen vrullshëm në Kishën e Shën Ndout në Rodon. Ka ende punë për të përfunduar, por jemi të lumtur të shohim  progresin e përditshëm”.

Kisha e Shën Ndout është një ndër kishat më të dëgjuara të zonës të periudhës së Mesjetës shqiptare. Kjo edhe për shkak të ndërtimeve që bëri Skënderbeu në atë zonë të Kepit në shekullin XV, indirekt ajo quhet edhe kisha e Skënderbeut.

Monumenti sot paraqet vlera si një ndërtesë që i takon arkitekturës romano-gotike e shek. XIII.

/k.s/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJENEVË – OBSH: Autorizimet e vaksinave të jenë të përkohshme
Artikulli tjetërFotogaleri, bora “ndriçon” fshatin turistik të Dardhës