Ballina Flash

Nis së shpejti puna për restaurimin e Teatrit të Kukullave

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Godina historike e Teatrit të Kukullave do t’i nënshtrohet së shpejti restaurimit.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila theksoi se “shumë shpejt nis puna për restaurimin e godinës historike të Teatrit të Kukullave, si pjesë e programit EU4Culture Albania dhe zbatuar nga UNOPS”.

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 shkaktoi dëme edhe në këtë godinë monumentale. Projekti përfshin restaurimin e çatisë, muraturës dhe ruajtjen e elementëve origjinalë.

Godina e “Teatrit të Kukullave” në fillim u ndërtua nga austriakët, dhe më pas, në vitin 1925, pjesa e mbetur u përfundua prej shtetit shqiptar. Gjatë viteve 1925-1944 ka shërbyer si seli e legjislativit shqiptar dhe më pas kjo ndërtesë shërbeu si selia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar. Pas përfundimit të Luftës ky objekt shërbeu edhe si Shtëpia e Pionierëve dhe më pas përfundimisht në të u vendos Teatri i Kukullave, sikurse shërben edhe në ditët e sotme.

/k.s/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKufizimi i lëvizjes së mjeteve të rënda, Policia: Lehtësim i trafikut në kryeqytet
Artikulli tjetërBühler: Baza amerikane në Shqipëri, dëshmi e angazhimit të SHBA-së në rajon