Ballina Flash

Rama: Kompleks modern mbi gërmadhat e ish-konvikteve të Universitetit Bujqësor

TIRANË, 7 Janar/ATSH/ Kampusi ultramodern i Universitetit Bujqësor të Tiranës po merr jetë, si pjesë e programit të Rindërtimit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i ndërtimit, i ngritur aty ku ishin karakatinat e vjetra të konvikteve të Universitetit Bujqësor.

“Kënaqësi të shohësh punën që vijon pa u ndalur për ndërtimin e kompleksit modern mbi gërmadhat e ish-konvikteve të Universitetit Bujqësor që rrënoi tërmeti”, tha Rama.

Kampusi i ri është konceptuar nga arkitekti i famshëm Winy Maas.

Rindërtimi nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit nuk përfshin vetëm shtëpi e shkolla të reja, por edhe konviktet e studentëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, të cilat po rindërtohen më të forta e me kushte më të mira.

Kantieri i Kampusit të ri të Universitetit Bujqësor të Tiranës krijon një mundësi të re për akomodimin e 2200 studentëve në 8 godina sipas standardeve europiane.

/m.m/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPeleshi: Komandanti i ri i Forcës Detare, garanci për konsolidimin e arritjeve
Artikulli tjetërCOVID-19 – Gjermania lehtëson rregullat e karantinës pas përhapjes së Omicron