Ballina Flash

Tri arbitre pajisen me stemën e FIFA-s

TIRANË 5 janar /ATSH-I.Vata/ Një tjetër arbitre shqiptare merr stemën e FIFA-s. Bëhet fjalë për Mirela Çemerin, arbitre e kolegjiumit të Durrësit, e cila është pajisur së fundmi me “pasaportën ndërkombëtare” e që i lejon tashmë të gjykojë ndeshje jo vetëm në Shqipëri, por edhe në arenën ndërkombëtare.

Por Mirela Çemeri nuk është arbitrja e vetme që pajiset me stemën e FIFA-s, pasi edhe dy asistentet Mirjeta Salla dhe Edjena Kapxhiu, pas punës së palodhur u shpërblyen duke u pajisur me këtë aset të rëndësishëm.

Kjo nuk është hera e parë që arbitre femra të rritura në mjedisin shqiptar arrijnë të pajisen me stema të FIFA-s, teksa më parë kanë arritur suksese të tilla edhe Emanuela Rusta si arbitre kryesore dhe Erinda Kume e Koleta Prenga si asistente.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj, medalje mirënjohjeje për kampionin e botës në peshëngritje, Briken Calja
Artikulli tjetërQualcomm dhe Microsoft së bashku për Metaversin